TIRANË -- Komisioni i Vëzhguesve Vendorë, që ka angazhuar 1500 vëzhgues në gjithë Shqipërinë, 700 për të ndjekur vetëm procesin e votimit, ka deklaruar sot, 24 orë para nisjes së votimit, se do "të jemi në këmbë, duke monituar dhe raportuar çdo minutë të procesit të votimit". Përfaqësuesit e KVV-së edhe konferencën për shtyp sot e kanë dhënë në këmbë. "Nesër, ne do të informojmë publikun për çdo gjë që do ndodhë," - u tha në hapje, - "për incidentet e radhës, zhvillimet, mangësitë, problemet etj. Ne garantojmë publikun se 700 vëzhguesit tanë do jenë në krye të procesit duke monotuar me sy të kujdesshëm gjithçka. Ne do ta transmetojmë energjinë tonë pozitive edhe gjatë procesit."