LEZHE - Fushata elektorale ka penalizuar turizmin në zonën bregdetare të Shëngjinit. Edhe pse jemi në fund të muajit qershor, frekuentimi i plazhit është në nivele të ulëta duke e krahasuar me një vit më parë. Operatorët turistikë deklarojnë se kjo fushatë ka ndikuar në frekuentimin e plazhit të Shëngjinit. Sipas tyre, edhe pronotimet kanë pësuar një ulje deri në masën 30%, krahasuar me 1 vit më parë. Pjesëmarrja në fushatë e shumë individëve vlerësohet si faktori që ka ndikuar në uljen e numrit të pushuesve në Shëngjin gjatë kësaj periudhe, por ndërkohe pritet që ky numër të jetë shumë herë më i lartë gjatë muajve korrik dhe gusht.