Sot heshtje zgjedhore, partitë mbyllën dje fushatën elektorale

2015-08-21 2

TIRANE - Të premten në mbrëmje u mbyll zyrtarisht fushata elektorale. Socialistët zhvilluan mitingjet përmbyllëse në 2 qendra të rëndësishme të vendit, në Shkodër dhe Vlorë, ndërsa të djathtët kanë mbyllur zyrtarisht fushatën në sheshin Nënë Tereza në Tiranë. E shtuna, heshtje zgjedhore.Dita e shtunë, siç edhe parashikohet nga kodi zgjedhore zbatohet heshtja zgjedhore. Asnjë politikan nuk lejohet të bëjë propagandë për programin e tij elektoral. Sipas Kodit Zgjedhor, dita përpara datës së zgjedhjeve, pra 22 Qershori, dhe data e zgjedhjeve deri në orën e mbylljes së votimit, formojnë periudhën e heshtjes zgjedhore. Në këtë periudhë nuk lejohet asnjë lloj propogande politike nëpërmjet organeve të medias, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose i veprimtarive të tjera zgjedhore të partive.