Kukës, dhunohet komisioneri i PS-së, në komunën Bicaj

2015-08-21 46

KUKES - Një komisioner i Partisë Socialiste në fshatin Nangë, të komunës Bicaj të rrethit të Kukësit, është dhunuar nga 4 bashkëfshatarë të tij me tytë pistolete. Ngjarja, sipas komisionerit Petrit Hereni, ka ndodhur në orën 04.00 të mëngjesit të sotëm, një ditë para zgjedhjeve të 23 qershorit, kur katër persona e kanë sulmuar në oborrin e shtëpisë së tij. Sipas të dëmtuarit katër autorët, militantë të PD-së e kanë kërcënuar duke i thënë se nëse do të flasë do e vrasin.