Karta e identitetit është një ndër dy dokumentet që zgjedhësit mund të përdorin për të realizuar procesin e votimit krahas pasaportës biometrike. Por, karta falsa janë duke qarkulluar, siç mund të shihet edhe në pamje.
Të dyja këto karta identiteti i përkasin një personi, por vetëm njera prej tyre është e vërtetë ndërsa tjetra false. Burime për "A1Report!" bëjnë të ditur se në Tiranë ekzistojnë dy laboratorë që riprodhojnë këtë dokument, fals. Pra, gjithkush e ka mundësinë të prodhojë një kartë të dytë me të dhënat e tij personale.