Shkodër-Vlorë, PS mbyll fushatën me thirrje për bashkim e fitore

2015-08-21 3

SHKODER- Ndryshe nga herët e tjera kur takimi përmbyllës i fushatës elektorale është zhvilluar në Tiranë, Partia Socialiste ka zgjedhur që kësaj here ky miting të zhvillohet njëkohësisht në dy qytete. Vlora dhe Shkodra janë dy qytetet që përmbyllin këtë herë fushatën elektorale të Socialistëve, si dy qytete të rëndësishme.

Fillimisht kreu i PS ka mbajtur fjalën e tij në qytetin e Shkodrës, ndërsa është nisur menjëherë në drejtim të Vlorës me helikopter. Ky takim është shijuar në mënyrë direkte nëpërmjet monitorëve nga mijëra qytetarë të mbledhur në sheshin e "Flamurit" në Vlorë janë mbledhur mijëra njerëz duke shijuar nëpërmjet monitorëve spektaklin që ka filluar tashmë në Shkodër.

Në fjalën e tij në mitingun e qytetit të Shkodrës, kryesocialisti Rama është shprehur se ka vendosur që të zhvillojë mitingjet njëkohësisht në të dy këto qytete pasi në ty ka nga një pjesë të rrënjëve të tij.