Tiranë, fabrika e këpucëve 4 ditë pa drita, 1500 punëtorë pa punë

2015-08-21 6

TIRANË - Rreth 1500 punëtorë të një fabrikë këpucësh në kryeqytet kanë mbetur pa punë për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nga ana e CEZ Shpërndarje prej datës 18 qershor.

"Albaco Shoes" tashmë ka mbyllur dyert për punëtorët e saj, ndërsa përgjegjësi i fabrikës, Nikola Marbuli na shpjegon se nga kompania e shpërndarjes CEZ i është komunikuar se çështja e tyre do të rishikohet pas 23 qershorit. Nga ana tjeter, punëtorët e kësaj firme shprehen tepër të shqetësuar, pasi për ta kjo ishte e vetmja mënyrë për të mbijtuar.

Te kontaktuar nga "A1 Report" lidhur me këtë shqetësim, "Cez Shpërndarje" bën me dije se ky problem do të zgjidhet të hënën.