TIRANE - Krerët e tre misioneve vëzhguese të OSBE-së, KiE dhe të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së nëpërmjet një deklarate të përbashkët i bëjnë thirrje liderëve politikë të shfrytëzojnë këto ditë që kanë mbetur në një mënyrë sa më konstruktive që procesi zgjedhor të mos ketë pengesa. "Ne i bëjmë tirrje anëtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor të marrin përsipër pa vonesë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre për një proces elektoral të qetë. Institucioni i administrimit të zgjedhjeve duhet të funksionojë i ndarë nga politika, duke garantuar se vullneti demokratik i votuesve të respektohet nga të gjitha forcat politike dhe të implementohet nga autoritetet. Kundërshtitë ligjore nuk duhet të pengojnë punën e vështirë dhe kritike të institucioneve demokratike-" thuhet në deklaratën e përbashkët të kreut të delegacionit të misionit vëzhgues afatshkurtër të OSBE-së, ai i Parlamentit të OSBE-së, si dhe kreu i delegacionit të vëzhguesve të Këshillit Europian.