SHKODER- Një sasi eksplozivi është vendosur në katin e parë të banesës në rikonstuksion të kryetarit të PD-së në Shkodër Astrit Bushati. Korrespondenti ynë në Shkodër Admir Agolli informon se ngjarja ndodhi rreth orës 01:55 në lagjen Qemal Stafa" të qytetit të Shkodrës.Sasia e eksplozivit ka qenë e vogël dhe ka pasur vetëm dëme materiale. Policia nis hetimet për identifikimin e autorëve por dhe motivet që fshihen pas kësaj ngjarjeje. Banesa ishte në rikonstruksion dhe nuk banonte asnjeri. Aktualisht Bushati jeton në Tiranë ku ka qenë dhe gjatë mbrëmjes së djeshme, ndërsa gjatë këtij muaji Bushati shkonte në Shkodër për të zhvilluar fushatën elektorale në krah të kryetares së Parlamentit Jozefina Topalli.