BRASILIA - Protestat e dhunshme që prej disa ditësh në Brazil, tashmë kanë shënuar viktimën e parë, një djalë 18-vjeçar i cili është shtypur nga një autoblindë.
Gjithashtu rreth 26 njerëz janë raportuar të plagosur pasi janë goditur nga policia me plumba gome.Më shumë se një milion njerëz raportohen të kenë marrë pjesë në demonstrata në mbarë Brazilin, e fundit kjo në një valë protestash anti-qeveritare. Mediat braziliane thonë se ka pasur protesta në më shumë se 100 qytete të ndryshme të vendit.