PS padit KQZ: Përgjegjëse për dështimin e sistemit SEV

2015-08-21 0

TIRANE- Partia Socialiste dorëzon në Prokurorinë e Tiranës padi penale për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për dëm ekonomik në lidhje me dështimin e projektit për sistemin elektronik të verifikimit të kartave të identitetit në qarkun e Tiranës.

Nënsekretari për çështjet zgjedhore në PS, Koli Bele, përmes një deklarate për shtyp theksoi se ky proces po cenon standardin e zgjedhjeve dhe se katër anëtarët e KQZ kanë përgjegjësi për dështimin.

Sipas Beles dëmi ekonomik i shkaktuar është në vlerën 2 milionë dollarë.

"I bëjmë thirrje prokurorisë të ndjekë me objektivitet dhe paanësi jo vetëm për shpërdorimin e detyrës nga katër anëtarët e KQZ-së, si dhe administrata partiake në shërbim në KQZ, edhe për vepra të tjera potenciale siç mund të jenë aferat korruptive që kanë të bëjnë me fshehjen apo korrupsionin e zyrtarëve publikë apo dhe shtetasve të tjerë qofshin persona fizikë dhe juridikë. Saktësojmë se dëmi ekonomik është pothuajse 2 milionë dollarë në këtë fazë. Më shumë se dëmi ekonomik kemi të bëjmë me cenimin e standardeve zgjedhore duke mos respektuar detyrimet ligjore.