Muxhahedinët në Tiranë: Të ardhmen e shohim në perëndim

2015-08-21 0

Tiranë - Kanë mbërritur 60 nga 250 muxhahedinët që pritet të vijnnë në Shqipëri nga kampi Ashraf i Irakut. Në ditën ndërkombëtare të refugjatëve qëndra e azil kërkuesve në Shqipëri ka organizuar një ceremoni për të kujtuar këtë ditë, ndërsa për mikrofonin e A1Report muxhahedinët shprehen se në Shqipëri ndjehen si në shtëpinë e tyre, por të ardhmen e shohin diku tjetër në perëndim.

Dita ndërkombëtare e refugjatëve është festuar dhe në vendin tonë, ku për herë të parë që nga mbërritja e muxhahedinëve qëndra e azil kërkuesve ka hapur dyert për mediat, por duke mos lejuar asnjë komunikim me refugjatët.