Gjirokastër, mbërrijnë emigrantët e parë, verdikti i tyre: "Rilindje"

2015-08-21 0

GJIROKASTER - Mbërrijnë emigrantët e parë të organizuar për të ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese në zgjedhjet e 23 qershorit. Mbi pesë autobuzë me emigrantë, kanë kaluar përmes Pikës së Kalimit Kufitar të Kakavijes, në orët e para të së enjtes duke shënuar kështu, fillimin e një procesi organizativ të vetë emigrantëve, për të marrë pjesë në procesin zgjedhor të së dielës. Emigrantët kanë shprehur haptazi preferencën e tyre politike dhe zgjedhjen për kë subject politik, do të votojnë të dielën. Madje në shumicë, ata janë të bindur për një rotacion politik dhe fitore të PS me Edi Ramën kryeministër.

Më parë pranë Pikës së Kalimit Kufitar të Kakavijes, ishte instaluar cadra e të rinjve socialistë të cilët pajisin cdo emigrant që hyn në tokën shqiptare, me postera të PS dhe programin e PS për emigrantët dhe rininë. Gjithcka ka qenë mëse e organizuar, nga shtabi i të rinjve i kandidatit socialist për deputet në Qarkun e Gjirokastrës Erjon Veliaj i cili gëzon edhe postin e sekretarit për cështje të emigracionit dhe rinisë.

Free Traffic Exchange