SHKODER- Kreu i partisë "Fryma e Re Demokratike" ka vijuar takimet elektorale me banorë të komunave Bushat, Velipojë dhe Postribë, në qarkun e Shkodrës. Topi tha se mënyra më e mirë për të reaguar ndaj përmbytjeve të banorëve të kësaj zone është vota. "Si ka mundësi që përmbytet Shkodra, nën Shkodra dhe Velipoja dhe mungojnë reagimet nga njerëzit. Sigurisht që kanë frikë, por unë ju them se mënyra më e mirë për të reaguar ndaj indiferencës së qeverisë është VOTA. Fanatizmi që ngrenë 2 gishtat lart kur janë 3 metra nën ujë, është e keqja e njerëzve të thjeshtë", tha Topi.