Alarm në Fukushima, ndotja 30 herë më e lartë se normalja

2015-08-21 2

FUKUSHIMA - Nivele të larta të izotopit radioaktiv janë gjendur në ujë pranë uzinës bërthamore të Fukushimës në Japoni kanë bërë të ditur disa operatorë të kompanisë Tokyo Electric Power. Kompania tha se rezultatet e analizave treguan se elementi strontium-90 ishte i pranishëm në ujë 30 herë më i lartë se niveli që pranohet ligjërisht. Edhe izotope të tritiumit radioaktiv janë gjendur në nivele të larta. Kompleksi bërthamor u dëmtua nga tërmeti dhe tsunami i vitit 2011 dhe që prej asaj periudhe janë rregjistruar një seri rrjedhjesh dhe problemesh funksionimi, në muajt e fundit.