Thuajse 10 ditë, të sëmurët nga HIV janë pa ilaçin tenofovir, i domosdoshëm për trajtim. Ankesat për mungesën e ilaçeve erdhën nga Grupi për mbrojtje të personave që jetojnë me HIV në Maqedoni "Së bashku më të fortë". Ata thonë se kjo drejtpërdrejtë rrezikon jetën e të sëmurëve, sepse nuk duhet të ndërpritet asnjë ilaç nga terapia antivirale, sepse kjo shkakton mutacione dhe trajtimin nuk funksionon.
'Kur bëhet fjalë për trajtim të infeksionit HIV, nuk mund të lejohet të ndodh të ndërpritet terapia, qoftë edhe për një ditë, qoftë edhe të një ilaçi nga kombinimi që përbëhet nga tre ilaçe të ndryshme, sepse në atë rast virusi bëhet akoma më rezistues dhe praktikisht terapia që është pranuar deri atëherë nuk ka efekt dhe duhet të zëvendësohet me kombinim tjetër. Kombinimi i radhës i ilaçeve do të jetë më i shtrenjtë dhe harxhim më i madh për shtetin', tha Andrej Senih, koordinator i "Së bashku më të fortë".
Nga Klinika e Sëmundjeve Infektive thonë se brenda disa ditëve do të marrin ilaçin tenofovir. Për këto dhjetë ditë të prekurit nga kjo sëmundje nuk kanë qenë pa terapi, por kanë pranuar zëvendësimin e duhur, që ka caktuar ekipi i profesionistëve.
"Vitin e kaluar kishim shumë pacientë nga numri që pritej sipas vlerësimeve në periudhat e kaluara, gjithsesi në situata të këtilla ne nuk të disponojmë me mjete sa do të shprehim dëshirë, por rritja bëhet në bazë të vlerësimeve në përqindje. Menduam se do të kemi 12-15, kurse kishim 21 pacientë. Në situata të këtilla është e natyrshme të shfaqen kështu probleme të vogla, megjithatë me një menaxhim efikas, do të tejkalohen. Tamam puna pacientët të mbeten pa terapi", deklaroi Zvonko Milenkoviq, drejtoj i Klinikës të Sëmundjeve Infektive.
Në Maqedoni ka rreth 60 persona të infektuar me virusin HIV, që marrin terapi antivirale. Nga Shoqata "Së bashku më të fortë" thonë se nëse këta persona kanë qasje dhe marrin terapi të rregullt do të jenë të aftë për punë dhe do të kenë jetë normale. Bojana Simonoviq