Dështon sistemi elektronik SEV KQZ miraton verifikimin manual

2015-08-21 0

TIRANE- Verifikimi i votuesve në Tiranë do të bëhet në mënyrë manuale. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar në mbledhjen e sotme me katër votat e anëtarëve aktualë vendimin për "Mosaplikimin e SEV në qarkun e Tiranës". Ky vendim i arrit pas debateve mes përfaqësuesve të PS dhe atyre të PD. Sipas Njazi Kosovrastit, "nuk duhet të aplikohet verifikimi elektronik i kartave të identitetit pasi ky proces shoqërohet me probleme".

Ndërsa përfaqësuesi i PS në KQZ, Genci Gjonçaj, tha se "Procesi është sabotuar qëllimisht nga KQZ, dhe ky institucion ka përgjegjësi për mbarëvajtjen e procesit. KQZ është përgjegjëse për shpërdorimin e fondeve".

Gjatë mbledhjes administrata ka raportuar lidhur me vlerësimet e auditëve gjatë realizimit të dy provave më 17 maj dhe 8 qershor, pas të cilave rezulton se rreziku i votimit të shumëfishtë mbetet prezent. Kjo bën që procesi i verifikimit elektronik të kartave të identitetit më 23 qershor të jetë i pamundur. Administrata ka prezantuar një projekt akt ku do të sqarohen dhe arsyet pse kërkon mos zbatimin e këtij projekti.