Kili ekstradron gjyqtarin argjentinas akuza për torturë gjatë "Luftës së Ndyrë"

2015-08-21 1

SANTIAGO - Gjykata Supreme e Kilit ka aprovuar ekstradimin e një ish-gjyqtari argjentinas i akuzuar për abuzime të të drejtave të njeriut gjatë sundimit ushtarak 1976-1983.
Otilio Romano ka qenë i akuzuar në Argjentinë për bashkëpunim për zhdukje të detyruara, tortura dhe bastisje të paligjshme ndërsa shërbente si prokuror shtetëror në qytetin e Mendoza-s.