Topi, kavajasve: Mos u bëni fanatikë të partive që ju zhgënjyen 23 vjet

2015-08-21 2

KAVAJË -- Kryetari I FRD-së dhe kandidatët e kësaj force politike u takuan dje në mbërmje me simpatizantët e tyre në qytetin e Kavajës. Topi,që kryeson dhe listën e kandidatëve të qarkut Tiranë, ku përfshihet edhe Kavaja , i bëri thirrje qytetarëve: "Vlerësoni datën 23 qershor duke mos u bërë fanatikë të partive të vjetra. Njeriu ka arsye në jetë të bëhet fanatik për disa çështje personale, por nuk duhet të qëndrojë fanatik ndaj partive që i zhgënjyen për 23 vjet " Ish-kreu i shtetit shtoi se "Shqipëria ka sot nevojë për një pastrim të njerëzve të korruptuar , për një parlament përfaqësues me politikanë që nuk mendojnë për pronat e bizneset e tyre por për shërimin e vendit. "Shqipërisë i mungon politikani vizionar, sepse vizioni i politikanëve te partive të vjetra është brënda kornizës së egoizmit të tyre."