BRAZIL - Qeveria e Brazilit deklaroi se do të dërgojë ushtrinë në pesë qytetet më të mëdha për të kontrolluar një valë protestash e cila ka përfshirë rreth 250 mijë njerëz që kërkojnë shërbime më të mira publike. Në fillim protestat filluan kundër rritjes së çmimit të trasportit publik duke u kthyer më pas në demonstrata mbarëkombëtare anti qeveritare. Ushtarët do të dërgohen në Rio de Janeiro, Minas Gerais, Bahia, Ceará dhe Brazilias kryeqyteti i shtetit latin. Në qytetet e përmendura do të zhvillohen turnetë e Kupës së Botës 2014 ndërkohë që ndeshja finale do të luhet në Marakana. Njoftimi vjen pasi policia u përlesh me protestuesit të martën në Sao Paulo. Dyqanet dhe bankat në qytetin më të madh të Brazilit, Sao Paulo, u vandalizuan nga disa grupe të maskuara.