TIRANË -- Prodhimi i Brendshëm Bruto ka shënuar një rënie të shpejtë në Shqipëri, ashtu si dhe në Bullgari, Maqedoni apo Rumani, që nga viti 2009.
Ky është një ndër konstatimet e raportit më të fundit të Bankës Botërore. Sipas raportit "Perspektivat Ekonomike për Europën dhe Azinë Qendrore", rritja ekonomike e Shqipërisë për këtë vit pritet të jetë pak më e lartë krahasuar me Maqedoninë dhe me Malin e Zi, por më e ulët se e Kosovës dhe e Serbisë dhe e shumicës së 20 vendeve ish-komuniste.
Parashikimi i Bankës për Shqipërinë ka mbetur i pandryshuar në krahasim me raportin e janarit 2013, ku pritej një rritje po prej 1.8% të PBB-së.