Derisa qindra administratorë shqiptar vazhdojnë të qëndrojnë me vite nëpër shtëpi në pritje të sistemimit nëpër institucione, Qeveria nëpërmjet një konkursi të shpallur dje ka vendosur të pranojë studentë-vullnetarë që do të angazhohen në institucione, kundrejt një pagese që do të sillet prej 4-4.500 denarë në muaj. Ky veprim i Qeverisë ka shkaktuar reagime të ndryshme. Deputetja e LSDM-së, Radmilla Shekerinska thotë se ky akt i qeverisë nuk është gjë tjetër përveç se hipokrizi dhe diskriminim i qytetarëve. Sipas saj në këtë mënyrë do të formohen dy kategori të punësuarish në Qeveri, ata që nuk punojnë dhe marrin paga mujore, dhe ata që angazhohen dhe nuk paguhen.
"Vullnetarizmi është një koncept shumë i mirë, është një shans për të rinjtë që të fitojnë përvoja dhe nga ana tjetër shans i mirë për institucionet dhe kompanitë që të shohin se kush është vërtet i mirë dhe kush jo? Por, në Maqedoni tani më nuk kemi iluzione, tek ne vendin e punës nuk do ta marrë vullnetari më i mirë, por ai me librezë partiake. Vërtetë është hipokrizi dhe jo e drejtë, në një shtet ku askush nuk e di se sa administratorë kemi dhe sa njerëz marrin paga për të punuar për shtetin, të keni njerëz që nuk paraqiten në punë e marrin paga mujore, dhe të merrni vullnetarë që do të punojnë e nuk do të paguhen. Kjo tregon se në Maqedoni diskriminimi në të gjitha sferat po bëhet politikë kryesore, nëse je me ne do të marrësh pagë dhe nuk duhet të punosh, por nëse je kundër nesh, mund të mbytesh nga puna, por pagë nuk do të marrësh", tha Radmilla Shekerinska, LSDM.
Nga partitë opozitare shqiptare askush nuk u prononcua për këtë vendim të ekzekutivit i cili mbrohet nga zëdhënësi Muhamet Hoxha. Ai thotë se angazhimi i vullnetarëve nuk rrezikon vendet e punës së qindra administratorëve shqiptar të cilët ende nuk kanë arritur të kenë asnjë ditë përvojë pune. Ai thotë se vullnetarëve Qeveria vetëm u mundëson që të kryejnë obligimin ligjor dhe punën praktike të fakultetit ta bëjnë nëpër institucionet shtetërore.
"Sa i përket shpalljes së fundit të Qeverisë për angazhimin e vullnetarëve, bëhet fjalë për student dhe duhet e që e kanë obligim ligjorë të kryejnë pjesën praktike, këtë mund ta bëjnë në institucionet shtetërore dhe këtë me vendim të Qeverisë ne i angazhojmë të gjitha institucionet qeveritare që të shpallin konkurs për angazhimin e vullnetarëve që do të zgjasë deri më 15 shtator, pra nuk bëhet fjalë për ndonjë vendim të përhershëm të voluntarëve të rinj, por bëhet fjalë për një afat të shkurtër kohor ku ata do të mund të mbindërtojnë aftësitë e tyre gjatë studimeve që i kanë", deklaroi Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë.
Zyra e kryeministrit dhe e sekretariatit të përgjithshëm të Qeverisë dje shpallën konkurs për angazhimin e vullnetarëve në periudhën prej 1 korrikut deri në shtator. Pas përzgjedhjes finale, duke filluar prej 1 korrikut të vitit 2013 deri më 15 shtator, personat që do të kualifikohen, do të munden, në suaza të punës në zyrën e kryeministrit dhe të sekr...