Ish deputeti Ismet Ramadani vlerëson se deklarata e Rikerit është thirrje për pjesëmarrje më aktive të BE-së dhe NATO-s në tejkalimin e kontestit me fqinjin jugor. Por, ai në të sheh thirrje për pushtetin që në mënyrë më transparente të shqyrtojë propozimin e fundit të ndërmjetësuesit Metju Nimic. Nga ana tjetër, ish kryeministri Buçkovski vlerëson se situata nuk mund të krahasohen. Sipas tij, problemi mes Maqedoninë dhe Greqinë është më i ngjashëm me atë të Kroacisë dhe Sllovenisë. Ramadani dhe Buçkovski e theksojnë rëndësinë e pjesëmarrjes më aktive të BE-së në procesin e bisedimeve.
"Prishtina dhe Beogradi bën mrekulli dhe mendoj se kjo mrekulli u bë për shkak se ata nuk ishin në pozitë siç jemi ne. Ne kemi kontest me vendin i cili është anëtar i NATO-s dhe BE-së dhe e shfrytëzon të drejtën e vetos dhe solidaritetin e anëtarëve tjerë. (1-17 ) Unë dëshiroj që opinioni të di më shumë për propozimin e fundit, mendoj se është koha Qeveria të kërkojë mbështetjen e opinionit gjatë ndërtimit të linjave tona të kuqe", tha Vllado Buçkovski, ish kryeministër i RM-së.
Buçkovski komentoi edhe deklaratën e sotme të presidentit grek Papulas, i cili tha se Maqedonia nuk do të hy në BE dhe NATO përderisa insiston në ideologjinë e maqedonizmit.
"Ne bisedojmë për zgjidhje të përbashkët të pranueshme. Handikapi është se bisedojmë për emrin tonë kushtetues, kështu që patjetër duhet edhe Greqia të jetë e gatshme për kompromis nëse duam të dalim nga ky udhëkryq", deklaroi Vllado Buçkovski, ish kryeministër i RM-së.
Deklarata e Riker vjen dhjetëra ditë para fillimit të Samitit të Bashkimit Evropian, ku do të dihet se a do t'i jepet R. së Maqedonisë datë për fillimin e bisedimeve para- aderuese në Bashkim apo vendimi sërish do të lihet për ndonjë nga samitet e ardhshëm. Petar Bllazhevski