Dritan Dajti - gjyqtarëve: Mos harroni me kë keni të bëni

2015-08-21 12

TIRANE- Dritan Dajti, i akuzuar për vrasjen e 4 policëve, i bën presion gjyqtarëve, në sallën e gjyqit, duke i deklaruar se do ia kthejë me të njëjtën monedhë nëse pas shoqërimit të kushërit të tij në polici fshihen ata. Shoqërimi në polici ndodhi javën e kaluar. "Pas zgjedhjeve do të flas e do të hap të gjithë thesin. Uroj që mos të keni urdhëruar ju shoqerimin e kushëririt tim seancën e kaluar. Ky është presion. Të jeni të sigurtë se edhe une do të sillem në të njëjtën mënyrë me familjarët tuaj. Mos harroni keni të bëni me Dritan Dajtin. Saimir Duçkollarin nuk e kam vrare unë. E dini shumë mirë historinë e vrasjes së tij."- tha Dajti. Më pas seanca është mbyllur duke u shtyrë për një datë tjetër. Gjykata caktoi dhe dy avokatë të tjerë kryesisht.