KABUL -Forcat afgane kanë marrë zyrtarisht përgjegjësinë e sigurisë për të gjithë vendin nga trupat e udhëhequra nga NATO-ja, duke përfunduar një proces të filluar në vitin 2011. Presidenti Hamid Karzai ishte i pranishëm në ceremoninë në të cilën misioni paqësor ISAF i dorëzoi kontrollin trupave vendase për të paktën 95 rajone. Ngjarja shënon një moment të rëndësishëm që kur forcat e udhëhequra nga SHBA rrëzuan talibanët pas sulmeve të 11 shtatorit në 2001.