Kukës, motra vret vëllanë me armën e gjyshit

2015-08-21 3

KUKES - Vdekja e fëmijës 10-vjeçar dje në Kukës ka nisur si një lojë mes fëmijësh, por ka përfunduar në një tragjedi familjare. 10-vjeçari me inicialet E.I mbërriti i pajetë pasditen e djeshme në spitalin rajonal të Kukësit, qëlluar për vdekje me armë zjarri. Sipas të dhënave nga policia e Kukësit, mësohet se 10-vjecari po luante me motrën e tij 9-vjecare në shtëpinë e tyre në fshatin Shikaj në komunën Malzi në Kukës, ndërsa mësohet se lodra e tyre në ato moment ka qenë arma e zjarrit, e llojit çifte, e cila kishte qëlluar e mbushur me fishekë.

Free Traffic Exchange