KORÇË - Edi Rama në një edicion të jashtëzakonshëm të programit "5 pyetjet nga Babaramo". Nga studio e "A1 Report" këtë herë intervista është zhvilluar live nga Korça, në sheshin qendror të qytetit, në një mjedis të hapur, pikërisht në bulevardin "Shën Gergji" afër katedrales. Rama iu përgjigj disa prej pyetjeve themelore, që lindin pas fitores së tij të mundshme në 23 qershor: Çfarë parashikon program i PS për një "Rilindje Shqiptare'? Kush është plani i qeverisjes së Edi Ramës në 100 ditët e para? Marrëveshja dhe marrëdhëniet me aleatët në koalicion? Sa mandate pretendon PS në zgjedhjet e 23 qershorit? Rama ka theksuar se brenda 100 ditëve të para do veprohet me shpejtësi për projektin e ri të taksimit me dy nivele, duke ndarë biznesin e madh dhe biznesin e vogël apo për ata që sot jetojnë me një rrogë. Me shpejtësi për paketën e zerimit të TVSh për ushqimet bazë, heqjen e taksës 10% të ilaçeve, për uljen me 6% të faturës së energjisë familjare etj. Aiështë përgjigjur mbi procesin e legalizimeve, rishikimin e koncesioneve, panikun e biznesit nga rritja e taksave, legjendën e ujit në vend, për akuzat mbi pasurinë e tij, mbi marrëdhëniet me Ilir Metën, presidentin e vendit apo edhe me Turqinë etj.