Topi: Kemi diktator të ri, deputetë në Kuvend sa për të marrë rrogën

2015-08-21 0

YRSHEK (TIRANË) - Kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi ka zhvilluar sot një takim me banorët e Yrshekut në Tiranë. Topi ka theksuar mungesën e demokracisë në vend, se kemi një diktator të ri, se kemi një parlament ku deputetët shkojnë sa për të marrë rrogën, harresën e shtetit ndaj qytetarëve, si dhe abuzimet me pronat.

DEPUTETË VETËM PËR TË MARRË RROGËN
"Shteti u ka harruar prej vitesh. Deputetët shkojnë vetëm për të marrë rrogën. Parlamenti nuk po zgjidh çështje të rëndësishme", ka theksuar Topi. Në këtë argument ai ka shtuar se "nuk kemi nevojë, që në parlament të futen nga blerja e votës apo të qenurit biznesmen; të qenit biznesmen është i ndershëm, nëse luhet në terren të ndershëm".

Free Traffic Exchange