Arvizu nga Vlora: Shpresojmë që zgjedhjet të jenë të qeta

2015-08-21 0

VLORE - "Shpresojmë për zgjedhje pa probleme e të qeta"- deklaron nga qyteti i Vlorës, ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu, kur kanë mbetur pak ditë nga e diela e 23 qershorit kur shqiptarët do i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e re. Sot paradite ai zhvilloi një takim me kryetarin e bashkisë Shpëtim Gjika dhe më pas mbajti një konferencë për shtyp. Arvizu vlerësoi si shenjë të mirë faktin që vetëm dy qendra votimi janë në ambiente private. "Është shenjë e mirë që vetëm dy qendra votimi janë në ambiente private. Shpresojmë për zgjedhje të qeta"- u shpreh Arvizu.