Meta, intelektualëve të Gjirokastrës: LSI do bëjë gjithçka për afirmimin tuaj

2015-08-21 0

GJIROKASTËR -- Kreu i LSI-së, Ilir Meta,u ka premtuar intelektualëve të Përmetit, Tepelenës dhe gjithë qarkut të Gjirokastrës se LSI-ja do të bëjë më shumë që ata të afirmojnë veten dhe komunitetin e tyre. Gjatë takimeve që ai ka pasur në këto qytete për të paraqitur kandidatët për deputetë të LSI-së, Meta është shprehur: "Vota juaj për LSI-në do të thotë që ju të jeni në qendër të vëmendjes për LSI-në, në qendër të programit në për punësimin, të programit tonë për gjallërimin e ekonomisë, për gjallërimin e bujqësisë, për mbështetjen e blegtorisë, për industrinë agro-përpunuese etj. Prandaj duke votuar LSI-në ju votoni për një perspektivë të re për të gjithë Shqipërinë sepse në mbajmë fjalën dhe ne jemi të përgjegjshëm për të ardhmen e vendit".