Tiranë, Romët: Nuk votojmë pa na rregulluar ujin e dritat

2015-08-21 1

TIRANE- U shpërngulën nga zona e njohur si "Treni" në kryeqytet pasi barakat e tyre u dogjën dhe sot 45 familje rome trokitën në dyert e ministrisë së Punës e Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, të drejtuar nga Spiro Ksera për të gjetur zgjidhje, por askush s'i pret. Ata kërcënojnë me bojkot të zgjedhjeve më 23 qershor nëse nuk do të zgjidhen problemet e tyre jetike. "Na ka premtuar minsitri që të na vejë cezmat, drita dhe të na rregullojë dhomat tek reparti që janë pa dyer pa dritare, e të jetojmë edhe ne si të gjithë të tjerët. Po s'na rregulluan hallet që kemi nuk votojmë. Kush do na i rregullojë do ia japim votën. "- thonë ata.