Gjirokastër, Rama: Sali, Shqipëria s'punon për familjen tënde

2015-08-21 0

GJIROKASTER- Partia Socialiste ka vijuar prezantimin e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 23 qershorit. Në fjalën e tij, kreu i PS, i është përgjigjur sulmeve të Berishës gjatë takimeve elektorale, të cilat i cilësoi si personale. Rama tha se "Berisha thotë se është njeri familjar, por e gjithë Shqipëria nuk mund të punojë për familjen e tij".

"Në 23 qershor shqiptarët do të çlirohen nga pushteti i korrupsionit. Lodhja ja ka errur sytë, dhe gjithë ky lumë i madh njerëz në gjithë Shqipërinë për rilindjen, ia kanë errur edhe arsyen, dhe tani është vënë pas sulmeve personale. Thotë se është njeri familjar, e po pastaj. Shqipëria është familja jonë e madhe dhe nuk mund të punojë për familjen tende Sali", tha Rama.

Kreu i PS i kërkoi kryeministrit të mos fshehë duart, pasi "në to janë të shkruara dramat dhe tragjeditë politike të këtyre viteve".