Ahmeti: Erdhi koha të zgjidhet emri

2015-08-21 6

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti njiherit partner i koalicionit qeveritar ka thënë se është momenti i duhur kur vendi duhet të zgjidh çështjen e emrit. Ahmeti i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Gjermani, në një intervistë për DW, i bëri të qarta qëndrimet e shqiptarëve në Maqedoni për sa i përket çështjes së emrit. Sipas tij, për shqiptarët emër i pranueshëm është Republika e Veriore e Maqedonisë ose Republika e Epërme e Maqedonisë por jo edhe emrat Republika Sllave e Maqedonisë, Republika Nacionale e Maqedonisë ose referenca që përdoret tani Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë.

'Me partnerit tanë të koalicionit kemi mirëkuptim se duhet të gjendet kompromis me palën greke rreth çështjes së emrit. Ne si shqiptarë i kemi informuar të gjithë partitë e bllokut maqedonas se me cilat emra nuk pajtohemi. Nuk pajtohemi që vendi të quhet Republika Sllave e Maqedonisë, as Republika Nacionale e Maqedonisë, por as edhe të mbetet emri Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë. Çdo kompromis tjetër për ne është i pranueshëm. Si për shembull Republika e Maqedonisë Veriore, Republika e Epërme e Maqedonisë, etj. Aktualisht ka një propozim nga ndërmjetësi Nimic dhe për këtë arsye BDI është këtu dhe ka ndërmarrë këtë aktivitet diplomatik, pasi konsiderojmë se tani janë shanset që palët të ulen në tryezën e përbashkët', deklaroi Ali Ahmeti.

Ahmeti tha se mos zgjidhja e çështjes së emrit do të kishte pasoja për Maqedoninë dhe tërë Ballkanin Perëndimor. Pos zgjidhjes së çështjes së emrit, Ahmeti gjithashtu ka përmendur edhe kërkesat kryesore të shqiptarëve në Maqedoni.

'Qëllimet e prioriteteve të shqiptarëve të cilët jetojnë në Maqedoni janë: implementimi i plotë i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, integrimi i vendit në NATO dhe BE, zhvillimi ekonomik dhe ndërtimi i marrëdhënieve të mira ndëretnike mes të gjithëve të cilët jetojnë në vend: maqedonasve, shqiptarëve, vllehve, turqve, romëve, boshnjakëve...', tha Ahmeti.

I pyetur për idenë e Shqipërisë së Madhe, se është realitet apo ëndërr, kreu i BDI-së Ahmeti tha se ai projekt ka lindur në qendrat e mëdha serbe të Millosheviqit me qëllim që të hidhet poshtë kërkesa legale e shqiptarëve të cilët atëherë kanë jetuar në ish Jugosllavi. Valmir Kuçi

Free Traffic Exchange