Pakistan - Të paktën 11 studentë janë vrarë dhe 19 të tjerë janë plagosur nga një sulm në Kueta të Pakistanit. Sipas burimeve zyrtare, shpërthimi ka goditur autobusin e viktimave, teksa ktheheshin në shtëpi.
Policia ka thënë se pajisja shpërthyese ka qenë e montuar brenda autobusit. Shpërthimi ndodhi në momentin kur studentët po ktheheshin nga universiteti për në shtëpi. Gjithashtu një tjetër shpërthim është shënuar pak orë më vonë në spitalin ku janë duke u trajtuar viktimat. Përgjegjësinë për sulmet nuk e ka marrë ende asnjë grup.