Filloi me punë Komisioni Hetimor për ngjarjet e 24 dhjetorit

2015-08-21 0

Komisioni hetimor për ngjarjet e 24 dhjetorit ende nuk ka vendosur për pikën më të nxehtë të rregullores së punës, mënyrën e vendimmarrjes. Kryetari i komisionit, Borçe Davitkovski tha se çështja e vendimmarrjes do të merr pëlqimin e partive politike menjëherë pas shqyrtimit të gjitha neneve të rregullores së Komisionit.

'Deri tek ajo pjesë nuk kemi arritur, d.m.th përafërsisht kemi realizuar ose shfletuar 20-30 nene, pasi siç e dini tani më këtu do të ketë edhe monitorin, do të vijnë edhe pjesëtarë të BE-së, ndoshta do të jenë mbikëqyrës dhe ne do të duhet të parashikojmë se çfarë të drejta do të kenë njerëzit dhe pikërisht për këtë shkak disa pika kemi shtuar, kurse për atë pjesë shpresoj se nesër do të hekurosim gjërat që kanë të bëjnë me mënyrën e vendimmarrjes pasi ajo është pjesa e fundit e rregullores', tha Borçe Davidkovski, kryetar i Komisionit Hetimor.

Davidkovski tha se ekziston vullnet politik për zgjidhjen e ngjarjeve të 24 dhjetorit. Ai beson se do të përmirësohet pasqyra politike si brenda ashtu edhe jashtë vendit, dhe do të mundësohet zhvillimi i dialogut politik në vend.

'U dakorduam se cilat dokumente dhe akte do të nevojiten nga Kuvendi, arkiva e tyre, partitë politike dhe nga grupet parlamentare dhe për këtë ne menduam një afat rreth 5-6 ditë ti dorëzojnë deri tek anëtarët e Komisionit dhe filluam të shqyrtojmë rregulloren e cila shpresojë se gjatë mbledhjes së ardhshme do të kalojmë të gjitha nenet dhe atë do ta miratojmë njëzëri', u shpreh Borçe Davidkovski, kryetar i Komisionit Hetimor.

Kreu i Komisionit Hetimor, Borçe Davidkovski, sot përfaqësuesve të partive politike u prezantoi draft-rregulloren e dinamikës së punës dhe tha se komisioni do të zhvillojë mbledhje të përditshme duke filluar nga ora 9 e mëngjesit e deri në orën 16. Sipas Davidkovskit Komisioni pritet të dalë me konkluzione më herët se afati i parashikuar 60 ditor, gjegjësisht punimet t'i përfundojë kah mesi i muajit korrik. Valmir Kuçi

Free Traffic Exchange