Berisha në Tropojë: Rama martohet për zgjedhjet e radhës, që i humb

2015-08-21 1

TIRANE - Kryeministri Berisha ka nisur një miting në orën 11.00 në Tropojë, vendlindjen e tij në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 23 qershorit. Berisha e ka paralajmëruar vizitën në Tropojë mbrëmë në emsionin "Zonë e Lirë" në Tv Klan, përpos njoftimit nga stafi i tij. Berisha, pasi ka shprehur krenarinë dhe nderimin më të madh për vlerat e tropojanëve ka theksuar se "Shqipëria ka ndryshuar", ndërsa "nga ana tjetër kemi alternativën e nxirjes, mavijosjes të gjithçkaje që keni arritur ju". Berisha ka sulmuar kundërshtarin e tij politik, Edi Rama, se "martohet dhe ndahet për zgjedhje, të cilat i humb" dhe se "ka dekoruar Goran Bregoviçin, që i këndoi xhelatëve të Kosovës.