Lufta kundër krimit, 7 zyrtarë çekë nën akuzë

2015-08-21 0

PRAGE - Prokurorët çekë kanë akuzuar shtatë zyrtarë pas kontrollit të befasishëm në godinën e qeverisë nga njësitë e Departamentit për luftimin e krimit të organizuar. "Kontrolle të befasishme janë kryer edhe në Ministrinë e Mbrojtjes të vendit dhe në Bashkinë e Pragës",-raportojnë mediat vendase. Në kuadër të operacionit ka përfunduar në pranga dhe drejtuesja e kabinetit të kryeministrit, Jana Nagyova e cila shihet si bashkëpunëtore e ngushtë e Petr Neças-it.