TIRANE - Një alarm i pazakontë dhe tepër i guximshëm ka ardhur dje nga njera prej anëtareve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Sipas prof. Ermelinda Meksit, ekonomia shqiptare ka hyrë në "pikën e vdekjes". Në një prononcim në FB, ajo thekson se "Koha kërkon ballafaqimin real të mendimit të lirë ekonomik. Sipas të dhënave të fundit fiskale, në 5 muaj u realizua 420 milionë dollarë deficit buxhetor ose në 5 muaj u realizua 90% e deficitit vjetor. Këto të dhëna vërtetojnë plotësisht tendencën e shfaqur qysh në 3 muajt e parë të vitit 2013, se ekonomia shqiptare ka hyrë në "pikën e vdekjes".