TIRANE - Komiteti Shqiptar i Helsinkut, në raportin e përgatitur lidhur me monitorimin e zgjedhjeve të 23 qershorit, ka vënë në dukje disa nga problematikat me të cilat po shoqërohet procesi zgjedhor. Listat e plota dhe të sakta të zgjedhësve, pjesëmarrja e gjerë e zgjedhësve në votime si dhe përdorimi i teknologjisë zgjedhore, janë disa nga dilemat që ngre KSHH.