Tiranë, Topi takon komunitetin rom: FRD ju përmirëson jetën

2015-08-21 1

TIRANE - Kryetari i Frymës së Re Demokratike i premton një jetë më të mirë për pjesëtarët e komunitetit rom. Ish presidenti Bamir Topi ishte sot paradite në një takim elektoral me tregtarët që punojnë në tregun e rrobave të komunitetit rom, pranë Njësisë Bashkiake nr. 3 në Tiranë. " Tregje të tilla ekzistojnë në Europë, por ky është jashtë standardi. Ne s'duhët të mendojmë thjesht për tregun që është afër bllokut, por të kuptojmë se sikur jetohet afër bllokut të jetohet në këtë zonë. Duhet një standard i normalizuar i jetës në të gjithë Tiranën"- u tha Topi pjesëtarëve të komunitetit rom.