TIRANE - Ish-ambasadori amerikan në Shqipëri, John Withers, i ftuar në emisionin "Airport" të gazetares Mira Kazhani, në tv."A1Report!' u kërkoi shqiptarëve që të dëgjojnë Arvizunë dhe jo fjalët e Moore. Duke hequr dorashkat e diplomatit, Withers e ka kritikuar ashpër qeverinë shqiptare për marrëdhëniet e njëanshme që përpiqet të krijojë me zyrtarë amerikanë, si Moore, grupe lobimi etj, pa dëgjuar të parin zërin e atij që është përfaqësuesi personal i Presidentit Obama, ambasadorin e SHBA-së në Tiranë, Arvizu.