Armë kimike në Siri, SHBA e BE: Gaz sarin kundër rebelëve

2015-08-21 0

DAMASK/NEW YORK - Qeveria siriane ka përdorur armë kimike mes tyre edhe gazin sarin, kundër rebelëve. Ky është konkluzioni që kanë arritur autoritetet amerikane dhe europiane thuhet në gazetën New York Times. Ndërsa sipas Wall Street Journal, SHBA-ja po merr masa për të krijuar një bazë ushtarake mes kufirit të Jordanisë dhe Sirisë. Ka qenë New York Times i cili ka raportuar për një memorandum të qeverisë amerikane në të cilën agjencitë e intelligjencës të SHBA-s dhe Europës arritën në konkluzionin mbi përdorimin e lëndëve kimike nga ana e regjimit të Damaskut. Ndërsa senatori republikan John McCain konfirmoi në Kongres se në Siri është tejkaluar linja e kuqe, ku regjimi i presidentit Bashar al Assad ka përdorur armë kimike dhe për këtë SHBA-ja do të furnizojë me armë rebelët.

Free Traffic Exchange