Sequi: Për të marrë vendime KQZ duhet të ketë mbi 4 anëtarë

2015-08-21 0

TIRANE - Pas SHBA-së, OSBE/ODIHR dhe BE ndan shqetësimin për funksionimin e KQZ me 4 anëtarë. Ambasadori i BE-së zhvilloi sot në mesditë një takim me kreun e PS-së Edi Rama, me të cilin diskutuan për procesin zgjedhor dhe Komisionin Qendror Zgjedhor. Takimi në selinë PS nisi rreth orës 11:50 dhe zgjati rreth 30 minuta. Sequi informoi se po sot do të ketë takim dhe me ambasadorin e SHBA-së, Arvizu.