Fier -Tepelenë, Firmat e ndërtimit shfrytëzojnë pa kriter lumin Vjosë

2015-08-21 1

TEPELENE - Mes mjaft problematikash që ndeshet sot Komuna Qesarat në rrethin e Tepelenës, është edhe ajo e shfrytëzimit pa kriter të pasurive të veta natyrore, nga subjektet ndërtuese. Kjo bëhet edhe më e rëndë, kur shfrytëzimet vijnë nga firma e licensuar nga qeveria shqiptare, për të ndërtuar pjesën e ngelur të aksit nacional Fier-Tepelenë apo sic quhet ndryshe Boshti i Jugut. Prej muajsh, firma "Vega Construction" së bashku me nënkontraktoren tjetër që merret me ndërtimin e H/C të Kalivacit, "Begetti", shfrytëzojnë në maksimumin e mundshëm, inertet lumore të Vjosës, duke shkaktuar një dëm përveçse natyror edhe ekonomiko-financiar të Komunës Qesarat.