Mijëra fëmijë të vrarë në Siri përdoren si "mburoja njerëzore"

2015-08-21 0

NEW YORK - Mijëra fëmijë janë vrarë në Siri që nga fillimi i kryengritjes kundër regjimit të presidentit Bashar al Assad në mars 2011, sipas raportit të fundit të OKB-së për konfliktet e armatosura. Në këtë raport thuhet se forcat qeveritare dhe rebelët po përdorin fëmijët si "kamikazë apo mburoja njerëzore". Ata janë vrarë, rekrutuar, burgosur dhe torturuar , tha një përfaqësuese e OKB-së gjatë prezantimit të raportit në Nju Jork. Më shumë se 90 mijë njerëz mendohet se kanë vdekur në konfliktin sirian dhe rreth dy milionë fëmijë kanë në nevojë për ndihmë, sipas vlerësimeve zyrtare.