Meta takon banorët e njësisë 8: I japim fund ankthit të legalizimeve

2015-08-21 0

TIRANE - Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë të LSI-së në njësinë Bashkiake nr. 8 në Tiranë zhvilloi një takim me banorët në këtë njësi. Meta deklaroi se LSI-a ka ardhur në jetën politike për të ndërtuar ura bashkëpunimi midis të gjitha forcave politike për interesin e vendit, për interesin e integrimit, për interesin e të gjithë qytetarëve.