FIER- E gjithë struktura e Partisë "Aleanca Demokratike" në qytetin e Fierit është shkrirë, pasi kreu i kësaj force politike është larguar duke iu bashkuar LSI-së. Kjo ka bërë që anëtarësia e kësaj partie t'i bashkohet Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kreu i PAD në Fier, Artan Koçi, tha se "bashkohem me LSI si forca e vërtetë politike në vend". Sipas tij, vendimi që e ka nxitur të bëjë këtë lëvizje ka qenë drejtimi jo i drejtë sipas tyre i lidershipit të Aleancës Demokratike për të vazhduar me PD-në.
"Kontributi ynë në LSI do të jetë i madh", tha Koçi.