Borçe Davitkovski, kryetar i Komisionit hetimor

2015-08-21 0

Borçe Davitkovski është kryetar i komisionit hetimor që do të zbardh ngjarjet e 24 dhjetorit në parlament. Kështu vendosën VMRO DPMNE dhe LSDM. Sipas partive, me rëndësi është që në krye të Komisionit do të qëndrojë një ekspert vendas, edhe pse zyra e BE-së në Shkup kishte ofruar një listë me dhjetëra ekspertë të huaj.

"Theksojmë me kënaqësi se është gjetur zgjidhje për kryetarin e Komisionit që do të hetojë ngjarjet e 24 dhjetorit. Bëhet fjalë për profesorin Borçe Davitkovski. Presim që Komisioni të punojë në mënyrë efikase dhe të dalë shpejt me konkluzionet e tij", thuhet në letrën e VMRO DPMNE-së.

"Veçanërisht na gëzon fakti që kompromisi u finalizua me zgjedhjen e kryetarit, i cili është ekspert vendas, i respektuar në opinion dhe në rrethin e tij profesional. Presim që Komisioni të kryejë punën në mënyrë efikase dhe së shpejti të dalë me konkluzione.... Kjo është një bazë e mirë për normalizimin e dialogut politik në Maqedoni dhe një nxitje për procesin integrues të vendit", theksohet në komunikatën e LSDM-së.

Përzgjedhjen e kreut të Komisionit hetimor e ka përshëndetur edhe ish kryetari i kuvendit Stojan Andov. Edhe pse përvojat e deritanishme, sipas Andovit, nuk japin shpresë për mbylljen e shpejtë të çështjes, ky rast duhet të jetë ndryshe, dhe patjetër të shënojë rezultat pozitiv. Ky rezultat mund të arrihet vetëm nëse vendimet në komision marrin shumicë votash dhe pa presione partiake.

"Mendoj se presione partiake ndaj komisionit, do të ketë. Kjo shihet edhe nga përbërja e komisionit e cila pjesërisht përbëhet nga ekspertët, ndërsa të tjerët janë ekspertë sipas nevojës, të lidhur ngushtë me krerët e partive dhe mund ta pengojnë punën. Ilaç për të, është korrigjimi që mund të bëjë kryetari i komisionit. Ajo do të këtë rëndësi vetëm nëse komisioni vendos me shumicë votash dhe jo me konsensus, atëherë objektiviteti i Davitkovskit do të jetë vendimtar në vendimmarrjen e komisionit. Nëse kjo nuk respektohet, atëherë ekziston rreziku që edhe ky komision të dështojë si rastet e mëparshme", tha Stojan Andov, ish kryetar i Kuvendit.

Edhe presidenti Gjorge Ivanov përshëndeti emërimin e Davitkovskit duke pritur përfundimin me sukses të këtij hetimi.

"Fakti i zgjedhjes së kryetarit flet për përmbushjen e një obligimi të marrë nga raporti i KE-së në pranverë. Shpresojmë se Komisioni do ta kryejë punën me sukses, sepse pikërisht qëllimi i tij është që të konstatojë dhe të jap gjykimin mbi ngjarjet e 24 dhjetorit", deklaroi Ivanov.

Edhe Komisioni Evropian ka përshëndetur marrëveshjen për kreun e komisionit hetimor.

"Krijimi dhe rezultatet e këtij komisioni janë elementë thelbësor të marrëveshjes politike të 1 marsit, e cila i dha fund krizës politike pas ngjarjeve më 24 dhjetor. Shpresoj se kjo do t'i hapë rrugën zbatimit të çështjeve të tjera të rëndësishme të marrëveshjes në fjalë", deklaroi Petar Stano, zëdhënës i komissionerit evropian për zgjerim, Fyle.

Nga Brukseli presin që Komisioni hetimor të punojë shpejt dhe konstatimet e tij të...

Free Traffic Exchange