'Palma Mall', qendër tregtare në Tetovë

2015-08-21 36

Përfundojnë ndërtimet në Qendrën më të madhe tregtare në Maqedoninë perëndimore- Palma Mall. Qendra tregtare gjendet 1 kilometër larg Tetovës dhe diku rreth 30 km larg Shkupit. Investitori i qendrës së re tregtare, kompania 'Palma Trejd', themelet i kishte vendosur në vitin 2011, ndërsa përfundimi i ndërtimit dhe përurimi i qendrës tregtare më moderne në Tetovë pritet të bëhet në vjeshtë. Hapja solemne është planifikuar për në fund të shtatorit. Pjesa më e madhe e dyqaneve tashmë janë blerë nga brendet e njohura si Newyorker, Coin Case, LTB Jeans, Sport Vizion, D&M Drogery, La Costa, Nautica, Motivi, pastaj parfumeritë Chatse, Swatch, Lost, Vasidora që bashkë me bashkëpunëtorët ekzistues të Palma Mol si Ramstor, Palma Trade dhe restoranti Emporium, do përbëjnë një tërësi. Ndryshe në punët ndërtimore të Palma Mol bëjnë pjesë vetëm kompani ndërtimore nga vendi me më shumë se 300 punëtorë, ndërsa është projektuar nga një studio arkitektonike me renome nga vendi.