TIRANE- Gjatë një takimi me studentët në Tiranë, kreu i Frymës së Re Demokratike është ndalur tek problematikat me të cilat përballet ky brez aktualisht sa i takon diplomimit dhe punësimit. Në përgjigjet e pyetjeve të drejtuara nga studentët, Topi theksoi se është e rëndësishme të mos manipulohet vota dhe procesi zgjedhor. "Ky nuk është takim elektoral dhe unë s'ju them fare votoni FRD, ju them shfrytëzoni momentin e dilni votoni. Uljani shansin atyre që kanë manipuluar zgjedhjet historikisht, sepse do kontribuoni në këtë mënyrë më shumë se politikanët" tha Topi.